Categories Bota

Turqia dhe Franca, përleshje me fjalë

Mosmarrëveshja midis Turqisë dhe Francës pas një konfrontimi në brigjet e Libisë po bëhet më e ashpër. Parisi largohet nga misioni i NATO-s “Sea Guardian” kurse Ankaraja kërkon që Franca të kërkojë falje. Kancelarja Angela Merkel e quajti konfrontimin mes një fregate franceze dhe një skuadre luftanijesh turke para brigjeve të Libisë një “incident shumë të rëndë”. Edhe Presidenti Emmanuel Macron tha, se veprimet e Turqisë janë “të papranueshme”. Ai kërkoi një “sqarim të politikës turke në Libi, sepse ky është një kërcënim për Afrikën dhe një kërcënim për Evropën”.

Çfarë ndodhi para brigjeve të Libisë? Më 10 qershor, fregata franceze “Courbet” iu afrua një skuadre prej tri luftanijesh turke që shoqëronin një anije civile që lundronte nën flamurin e Tanzanisë. “Courbet” ishte duke patrulluar në kuadër të misionit të NATO-s “Sea Guardian”, i cili ka ndër të tjera detyrë që të parandalojë kontrabandën e armëve.

Pas kësaj turqit drejtuan radaret e kontrollit të zjarrit drejt fregatës franceze. Sipas interpretimit francez drejtimi i radarit të kontrollit të zjarrit shënon zakonisht një sulm të planifikuar. Që nga ajo kohë Parisi dhe Ankaraja kanë nisur një përleshje me fjalë në të cilën është përfshirë dhe NATO. Në operacionin “Sea Guardian” marrin pjesë Turqia, Spanja, Greqia, Italia, Gjermania, Spanja dhe – deri në tërheqjen e saj të martën – edhe Franca.

NATO  mes fronteve të dy anëtarëve Franca akuzon Turqinë për një lojë të dyfishtë: Ankaraja merr pjesë sistematikisht në kontrabandën dhe transportin e armëve për në Libi, megjithëse qeveria turke ka pranuar të monitorojë embargon e armëve brenda NATO-s dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar.

Sfondi i konfliktit është se Turqia me miratimin e Shteteve të Bashkuara po mbështet ushtarakisht kryeministrit libian Fajis al-Sarradsch. Që atëherë pozicioni i tij është përmirësuar. Franca, nga ana tjetër, është pozicionuar në krah të gjeneralit të milicisë Chalifa Haftar, të cilin nga ana tjetër mbështet me mercenarë dhe armë Rusia.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu e shfrytëzoi vizitën e tij në Berlin të enjten (03.07) për ta sulmur përsëri Parisin: “Franca nuk i ka thënë të vërtetën BE-së dhe NATO-s” tha Cavusoglu duke shtuar se vendi i tij ia kishte dëshmuar këtë me raporte dhe dokumente Komitetit Ushtarak të NATO-s. NATO ka konfirmuar ndër kohë se është kryer një hetim dhe se së shpejti rezultati do të diskutohet në Komitetin Ushtarak. Ndërkohë operacioni “Sea Guardian” do të vazhdojë veprimtarinë e vet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME