Categories Lajme

Turqia dhe Greqia nisin bisedimet, pas shumë vitesh tensione

Greqia dhe Turqia i kanë nisur bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve përkatëse të hënën, në përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve shumëvjeçare.

Bisedimet e së hënës mes Konstantinos Fragogiannis të Greqisë dhe Burak Akcaparit të Turqisë, në të cilat morën pjesë edhe ekspertë nga të dy vendet, temë kryesore kishin gjetjen e fushave ku këto dy vende të NATO-s mund të bashkëpunojnë në çështje ekonomike.

Turizmi, energjia, mjedisi dhe mbrojtja civile pritej të ishin në agjendë, sipas burimeve brenda Qeverisë greke.

Të martën, bisedimet pritet të prekin tema më kontroverse, përfshirë sovranitetin në Detin Egje dhe Detin Mesdhe, si dhe emigrimin.

Nuk kishte pritje për rezultate specifike nga bisedimet, raportoi radioja greke, duke cituar burime brenda Qeverisë në Athinë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan për të provuar rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 shtator

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME