Categories Lajme

Turqia nis spastrimin, dëbon 50 000 refugjatë dhe deporton luftëtarë të ISIS

Ankaraja zyrtare tha se kishte larguar nga Stambolli rreth 50 mijë emigrantë, mes të cilëve 6 mijë të ardhur nga Siria.

Sipas autoriteteve, rreth 40 000 prej tyre ishin dërguar në qendrat e riatdhesimit, me qëllim për tu larguar nga Turqia.Turqia ka të strehuar rreth 3.5 milion dhe ajo synon ti vendosë ata në të ashtuquajturën ‘zonë e sigurisë’, një rrip toke 32 km mes kufirit turko sirian.

Turqia, në recession ekonomik, është përballur me probleme të mëdha sociale, edhe për shkak të numrit të lartë të refugjatëve.

‘Human Rights Watch’ dhe ‘Amnesty International’ kanë akuzuar Turqinë se po tenton riatdhesimin e tyre duke përdorur forcën dhe shantazhin.

Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra milionë dollarë në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj.

Dje Turqia nisi operacionin e deportimit të ish luftëtarëve të ISIS.

Më shumë se 1500 luftëtarë të ISIS ndodhen në burgjet e Turqisë në pritje të deportimit për në vendet e origjinës. 287 xhihadistë të tjerë të kalifatit, kryesisht të huaj, u kapën nga Ankaraja pas ofensivës së nisur më 9 tetor kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, dje janë deportuar, duke u transportuar me avion, 7 gra të kombësisë gjermane dhe një prej Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu një amerikan, i arrestuar gjatë operacionit ushtarak të nisur muajin e kaluar në Sirinë veriore (dhe i identifikuar nga media lokale si 39-vjeçari Muhamed Darwis B.), që mbeti për tre ditë në zonën tampon midis Greqisë dhe Turqisë, në afërsi të provincës turke të Edirne, është deportuar pasi hyrja e tij u refuzua nga autoritetet e Athinës.

ë ditët në vazhdim, priten rreth 24 riatdhesime të tjera, kryesisht francezë, gjermanë dhe irlandezë.

Më shumë se 1500 luftëtarë të ISIS ndodhen në burgjet e Turqisë në pritje të deportimit për në vendet e origjinës.

287 xhihadistë të tjerë të kalifatit, kryesisht të huaj, u kapën nga Ankaraja pas ofensivës së nisur më 9 tetor kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME