Categories Lajme

Venecia, ‘Republika e Kastorëve’ e kërcënuar më shumë nga njeriu sesa nga natyra

Venecia është bërë me të njëjtën substancë si ëndrrat, ato për të cilat shkroi Shekspiri dhe që frymëzuan breza artistësh dhe shkrimtarësh.

Por substanca, ajo që ka lejuar ‘Serenissima-n’ të ndërtohet, është balta e kripur.

I gjithë qyteti ishte ndërtuar në mbi 100 ishuj të përkëdhelur nga baticat.

Për të konsoliduar themelet e qytetit, u vendosën trarë druri, madje 25 metra të gjatë, derisa ato arritën në shtresën kompakte të argjilës, e cila ndodhet rreth dhjetë metra nën shtresën e sipërfaqes së tokës. Një vepër gjeniale, e hyjnizuar edhe nga Gëte i cili, në  librin “Kujtimet e Udhëtimit në Itali”, falënderon fatin që e çoi atë të vizitonte qytetin e mrekullueshëm, atë që ai e quajti “Republika e Kastorëve”.

Ashtu si kastorët, brejtësit e palodhshëm, venecianët ndërtuan qytetin në lagunë.

Për ndërtimin e Urës ‘Rialto’ u implantuan 11,000 trarë druri për të mbajtur peshën e strukturës së gurit. Ata, të zhytur në zhulin e baltës, me kalimin e kohës nuk kalben por mineralizohen duke u bërë më shumë rezistentë.

Në Venecia natyra ka qënë gjithmonë disa hapa përpara industrisë së ndërtimit por ajo nuk ka mundur të mbrojë veten nga shkatërrimi që i ka bërë njëriu. Ngrohja globale dhe ngjarjet ekstreme të motit janë kërcënimi i fundit për mbijetesën e qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME