Categories Showbiz

Turqia nuk i dha leje Netflix të xhironte një serial, për shkak të personazhit gay

Netflix ka njoftuar anullimin e serialit turk “Simdiki Aklim Olsaydi”, pak përpara fillimit të prodhimit të tj, pasi nuk arriti të siguronte licencën nga Këshilli Suprem i Radios dhe Televizionit në Turqi.

Skenaristja e filmit, Ece Yorenc, i tha sajtit popullor të filmave në Turqi “Altyazu Fasikul”, se Netflix nuk ka arritur të sigurojë leje për të nisur xhirimet, për shkak se seriali përfshin një personazh homoseksual. Ajo thekson, se ky akt censurimi është “mjaft i frikshëm, për çfarë mund ta presë Turqinë në të ardhmen”. Sipas gjigandit të filmave, Netflix, seriali do të shfaqte një personazh gay, të quajtur Osman, në një rol dytësor. Seriali do të niste të transmetohej në vitin 2021.

Skenaristja Yorenc, shprehet se Netflix mori një vendim për ta anulluar serialin dhe jo për ta ndryshuar atë, duke refuzuar të pranojë ndryshime të diktuara nga qeveria turke. Në Turqi, prodhuesit e filmave si Netflix, shpesh duhet të paraqesin skenarët për aprovim, pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit,

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mahir Unal, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, u shpreh se “Netflix duhet të tregojë më shumë ndjeshmëri ndaj kulturës dhe artit në Turqi”. Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, por personat LGBTI janë shpesh subjekt i diskriminimit dhe dhūnës. Në pesë vitet e fundit, parada e krenarisë së komunitetit LGBTI është ndaluar nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME