Categories Lajme

Turqia publikon masat e marra kundër koronavirusit

Pas një takimi i cili zgjati rreth 5 orë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan njoftoi për masat që do të marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Turqi.

Në një konferencë për shtyp të dhënë ditën e sotme (12 mars), zëdhënësi i kreut të shtetit, Ibrahim Kalin njoftoi mbylljen e shkollave fillore dhe gjimnazeve për 1 javë.

Ndërkohë mësimi për universitetet është shtyrë me 3 javë.

Ai gjithashtu njoftoi se proceset mësimore do të zhvillohen në mënyrë elektronike në internet si dhe me programe të posaçme që do të transmetohen në televizor.

Edhe eventet sportive do të zhvillohen me dyer të mbyllura deri në fund të prillit.

Kalin i udhëzoi qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit vetëm nëse është një rast urgjent. Të gjithë ata që do të hynë në territorin turk do të karantinohen për 14 si masë paraprake.

Gjithashtu zëdhënësi i Erdogan njoftoi se të gjitha takimet e Presidentit të vendit do të anulohen deri sa të stabilizohet gjendja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME