Categories Sport

Tyson tregon sa lehtë do ta kishte mposhtur McGregori në oktagon

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka sugjeruar se Conor McGregor do ta kishte mposhtur shumë lehtë atë në oktagonin e arteve të përziera të marciale, pasi që amerikani ka thënë se do të ishte dorëzuar sapo t’ia shkelte këmbët McGregori. 54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Megjithatë, amerikani beson se ai do të kishte humbur shumë më shumë meçe nëse do të kishte luftuar në oktogonin e UFC, në kuadër të arteve të përziera marciale. Kur u pyet se si do të kishte shkuar një meç mes tij dhe McGregor në UFC, Tyson tha: “Nuk mendoj se e dua një meç të tillë”.  “Jo pse Conor mund të më zhdëpë mirë, por sepse e gjitha që ai do të duhej ta bënte është të shkelte mbi këmbët e mia”. “Nëse dikush m’i shkel këmbët, unë dorëzohem menjëherë. Ai as që do të kishte nevojë të më godiste”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME