Categories Lajme

U arrestua gjatë operacionit “Vol-Vo4”, SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin

Operacioni Volvo 4, si u arrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Çuko

Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”.  Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për tràfik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.

Ndaj Altin Avdylajt rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.

Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Altin Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. Në tetor, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë të dosjes “339”.

Për Altin Avdylin SPAK ka kërkuar 10 vite burg, ndërsa për të gjithë grupin 147 vite.

Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Admir Hoxhën, 8 vite burg për Gjevi Ndokën, 10 vite burg për Esat Mehmetin, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehu 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela me nga 12 vite.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME