Categories Lajme

U arrestua pas dëshmisë së pastrueses, Alda Klosi shtrohet me urgjencë në spital

Dy ditë pas arrestimit, ish-zyrtarja e kryeminsitrisë Alda Klosi e cila u arrestua mbrëmjen e së premtes pas akuzave për pastrim parash, është shtruar me urgjencë në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Mësohet se Klosi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë mëngjesit së ditës së dielë dhe është transportuar drejt spitalit.

Kujtojmë që Klosi u arrestua mbrëmjen e 3 Shkurtit pas deklarimit në polici të pastrueses Rozeta Dobi, e cila tha se paratë nuk i kishte vjedhur por i ruante, pasi alda kishte frikë mos ia merrte ish-bashkëshorti. Alda Klosi dyshohet nga Prokuroria e Tiranës se nuk ka deklaruar pasurinë sipas ligjit, si dhe është përfshirë në pastrim parash dhe ka bërë deklarim të rremë para oficerëve të policisë gjyqësore. Akuza e fundit është e lidhur me historinë e vjedhjes së banesës, për të cilën u vu në pranga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi në fillim të muajit Janar.

Deklarimet parapake për sasinë e parave të vjedhura, por edhe pretendimet e Rozeta Dobit në dëshminë e dhënë së fundmi, se vjedhja ishte inskenim dhe paratë ishin marrë me kërkesë të vetë Klosit, e çuan atë nën hetim për deklarim të rremë.

Gjithashtu, pretendimet e tjera të Rozeta Dobit se ka qenë dëshmitare e lëvrimit të vlerave të larta të parave kesh në banesa të lidhura me Klosin dhe persona të tjerë, ka çuar në ngritjen e akuzës së pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të të ardhurave.

Prokuroria e Tiranës është duke hetuar mbi ekzistencën e këtyre parave, 400 mijë euro të gjetura në tubin e ajrimit në banesën e sanitares dhe burimin kriminal të tyre, që deri në këtë fazë të hetimit nuk është përcaktuar ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME