Categories Lajme

U dyshua se vdiq nga “gripi i derrit”, ISHP jep versionin zyrtar për ndarjen nga jeta të 38-vjeçarit

Vdekja e 38-vjeçarit në Sanatoriumin e Tiranës për të cilin u raportua fillimisht se dyshohet se ishte i prekur nga “gripi i derrit”, ka ndodhur për shkak të një pneumonie të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare brenda Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

38-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme në Sanatoriumin e Tiranës. I ndjeri është shtetasi Hasan Ekmeçiu, nga Elbasani, i cili punonte si teknik në një televizion lokal.

Ekmeçiu ishte i shtruar në Sanatorium ndërsa paraprakisht u dyshua se ishte prekur nga “Gripi i derrit”. Ai është kuruar 4 ditë në Spitalin e Elbasanit, dhe pasi nuk ka reaguar ndaj kurës u transferua në “Sanatorium”, ku edhe ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME