Categories Politike

U emërua drejtor burgu, u dënua nga gjykata / Ish-deputetja: Egon Velajt i rritet vlera në bursën e Rilindjes

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me dënimin me shërbim prove të Egon Velajt, ish-drejtor i ALUIZNI-t, i cili pak ditë më parë, ndërkohë që ishte në proces gjykimi për “shpërdorim detyre” u emërua me firmë të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj në postin e drejtorit të Burgut të Vlorës.

Paç fatin e Egon Veliajt, shkruan Caka në rrjet, duke shtuar se tani që u dënua i rritet vlera në bursën e Rilindjes dhe bëhet automatikisht një kandidat potencial për deputet/kryetar bashkie/ministër.

Postimi i Silva Cakaj

Paç fatin e Egon Velaj!

Egon Velaj, drejtonte zyrën e Aluiznit në Vlorë deri një vit më parë, kur Etilda Gjonaj e shkarkoi publikisht, si një zyrtar të korruptuar.

Mirëpo sistemi i meritave kriminale në Rilindje, rezervoi një tjetër detyrë shumë të rëndësishme shtetërore për Egonin, i cili edhe pse i shkarkuar nga Etilda Gjonaj për korrupsion, u caktua po nga Etilda Gjonaj, të drejtonte Paraburgimin e Vlorës, deri në momentin që u vendos nën akuzë nga Prokuroria, për shpërdorim detyre.

LEXO EDHE  ‘Kolliten te Tualeti’/ Malltezi: HEC pa leje në zemër të Parkut Kombëtar

Edhe pse Egon Velaj ishte vendosur nën akuzë zyrtare nga Prokuroria, Etilda Gjonaj përsëri nuk pyeti hiç (ashtu siç nuk pyeti kur ekstradoi Nezarin, në shkelje të plotë të ligjit për ekstradimin) dhe e ngriti Egonin përsëri në detyrë, duke e emëruar atë Drejtor në Burgun e Vlorës.

Sot, Egoni është shpallur fajtor për akuzën e ngritur nga Prokuroria dhe është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 6 muaj burg, të cilat i janë konvertuar në shërbim prove.

Tani që u dënua, Egonit i rritet vlera në bursën e Rilindjes dhe bëhet automatikisht një kandidat potencial për deputet/kryetar bashkie/ministër.

Rroftë sistemi i vlerave kriminale në Rilindje!

#EgonVelajForMinister

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME