Categories Showbiz

U fol për thyrje të miqësisë/ Vera Grabocka thyen heshtjen, ka disa fjalë për Alketa Vejsiun

Ndonëse emri i saj është komentuar shumë në media që prej Festivalit të Dhjetorit, Vera Grabocka zgjodhi të heshte. Asokohe u përfol se mes producentes dhe Alketa Vejsiut kishte patur një debat të ashpër, që i kishte dhënë fund miqësisë së tyre disa vjeçare.

Zërat u shtuan kur Alketa shkoi në “Sanremo” e nuk mori një urim nga Vera Grabocka, publikisht.

Mbrëmjen e sotme në TV Klan nisi “Në kurthin e Piter Pan 3” dhe Grabocka me këtë rast vendosi t’i thotë disa fjalë për Alketën. Producentja postoi një foto të tyre bashkë, të realizuar sot, duke i dhënë fund thashethemeve për prishje të miqësisë dhe e uroi për sukseset që ka arritur.

“20 vjet bashke. Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”, shkruan Grabocka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME