Categories Lajme

Vlorë, arrestohen dy persona ,shoqërohen disa të tjerë

DVP Vlorë Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum u bë ndalimi i shtetasit Ermal Sherifi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 11 muaj e 11 ditë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit Arlind Ngucaj, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. D., 31 vjeç, pasi ka marrë shërbim nga një taksi dhe është larguar pa bërë pagesën.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -H. Q., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi është përfshirë në një aksident me dëme materiale, gjatë kohës që drejtonte automjetin, në gjendje të dehur; -H. M., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME