Categories Lajme

U fut t’i ndante, 19-vjeçari në Kukës plagoset me thikë

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi plagosi me mjet prerës, thikë, një 19-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se 19-vjeçari me ininciale J. V., banues në fshatin Shtanë, u plagos nga shtetasi I.D. 19 vjeçari u fut të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes 52 vjeçarit dhe shtetasit A.P, i cili u procedua penalisht nga autoritetet I riu menjëherë u dërgua drejt spitalit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policise: Kukës Plagosi aksidentalisht me mjet prerës (thikë), një 19-vjeçar, gjatë konfliktit me një shtetas tjetër, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari. Procedohet penalisht edhe shtetasi tjetër që u përfshi në konflikt me të arrestuarin dhe nuk kallëzoi ngjarjen. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. V., 19 vjeç, banues në fshatin Shtanë, i plagosur me mjet prerës thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi J. V. është plagosur aksidentalisht me mjet prerës (thikë), në këmbë, nga shtetasi I. D., gjatë ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të shtetasit I. D. me shtetasin A. P., në fshatin Shtanë.

Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi I. D., 52 vjeç, banues në fshatin Shtanë, me precedent të mëparshëm penal. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtanë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se është plagosur 19-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME