Categories Lajme

U gjet i groposur në një fushë, identifikohet pas 1 viti 46-vjeçari shqiptar në Greqi, kishte dalë me leje nga burgu

Identifikohet kufoma e një personit të gjetur i groposur në shtator 2022 në Mouriki, Viotia.

Pas analizës së ADN trupi rezulton të jetë i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani, i cili ishte arratisur nga burgu i Patrës në gusht 2011 pas lejes 6 ditore. Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mije euro gjobe për trafik droge.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva.

Në rrobat e tij policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të Autoriteteve Shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.

Autoritetet policore i morën vëllain e tij në Athinë material biologjik, i cili u identifikua me atë të viktimës. Policia e Thivës vijon hetimet për identifikimin e autorëve që e varrosën në vendngjarje dhe nëse është apo jo vepër penale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME