Personi qe shihni ne foto është 34-vjeçari i e k zekutuar në Zall Xhuxhë të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditë.
Ai quhet Eri Zefi dhe banonte në fshatin Adriatik të Kurbinit, teksa u gjet i pajete rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Ka qenë një banor i zonës, i cili ka pikasur trupin e tij dhe ka njoftuar Policinë. Sipas burimeve, ai është q ëlluar me një p lumb me kokë dhe dyshohet se ka gjetur menjëherë v dekjen. Dyshimet e Policisë janë se ai mund të jetë v r arë gjatë natës së kaluar, ndërsa ende nuk dihet nëse është ekzekutuar në vendin ku është gjetur apo mund të jetë sjellë i v rarë aty.
Vendi ku u gjet është zonë e pabanuar, çka vështirëson punën e grupit hetimor për të zbardhur dinamiken e krimit.
Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale, çka hedh dyshime se autoret mund të kenë qenë v rasës profesionistë.
Ndërkohë, pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e v iktimës për të parë mënyrën sesi mund të jetë e kzekutuar 34-vjeçari Zefi.

