Categories Lajme

U godit për vdekje nga treni në Itali/ Kush është 15-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht

Elion Shala është 15-vjeçari shqiptar, i icli humbi jetën në Itali ditën e djeshme, pasi u godit nga nga treni.

Sipas mediave italiane, djali kishte tentuar të kalonte shinat për të shkuar te shokët e tij, që ndodheshin në anën tjetër. Por në momentin që ishte mbi shina, ai u godit nga treni i Eurocity. Sipas mediave italiane, drejtuesi i trenit nuk kishte vënë re asgjë, ndërsa ndaloi vetëm një kilometër më tutje.

Elioni kishte kaluar pasditen me miqtë dhe do të ktheheshin në shtëpi me tren. Por ai nuk zgjodhi të shkonte në stacion përmes nënkalimit.

Lajmi u përhap me shpejtësi në komunitetin shqiptar, të cilët janë të shokuar. Skenat në vendin e ngjarjes ishin tronditëse, ku kishte miq që qanin dhe familjarë që ulërinin.

Viktima ishte në vitin e dytë të një shkolle mekanike dhe luante me ekipin lokal të futbollit. Përveç prindërve, ai kishte edhe një vëlla më të vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME