Categories Lajme

U kap me mina me telekomandë, gjykata e Lezhës lë në burg 24-vjeçarin

Gjykata ka lënë në qeli 24-vjeçarin me iniciale A.S., i cili u arrestua pasi iu gjetën të fshehura në trup mina me telekomandë, që dyshohet se do t’ia shiste grupeve kriminale.

I riu raportohet se ka kyçur gojën në Gjykatën e Lezhës. Gjatë seancës me dyer të mbyllura që u zhvillua mëngjesin e sotëm (26 mars) mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Ndërsa gjyqtari i çështjes Aldi Kareco caktoi masën e arrestit me burg për 24-vjeçarin për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi A. S., u arrestua më 22 mars teksa po udhëtonte me mina me telekomandë nga Fushë-Kruja në drejtim të Lezhës.

24-vjeçari lokalizua në afërsi të Milotit teksa po qëndronte në këmbë anash rrugës dhe gjatë kontrollit iu gjetën të fshehura në trup 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Mësohet se i riu i montonte vetë minat dhe dyshohet se po udhëtonte drejt Lezhës për t’ia shitur grupeve kriminale.

24-vjeçari, banues në Fushë Krujë, është arrestuar ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”.

Policia parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale, ndërhyrja në kohë e Policisë vë në pranga 24-vjeçarin.

Sekuestrohen 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, Forcat Operacionale dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar A. S.. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME