Categories Lajme

U konfliktua me policët në spital, pas vdekjes së kushëririt të tij, arrestohet 35-vjeçari

Brikel Alikaj ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”, pas arrestit dy ditë më parë nga policia e Vlorës, pas konfliktit që ndodhi në Spitalin e Vlorës.

Përplasja ka filluar pasi kushëriri i tij, Arbër Ferati në gjendje të rëndë shëndetësore, u bllokua brenda ambulancës, prej mosfunksionimit të derës.

Në videon e publikuar shihet se si në ambientet e spitalit familjarët e të ndierit janë konfliktuar me policinë dhe mjekët.

Arbër Ferati ndërroi jetë, pasi ra në kontakt me kabujt e tensionit të lartë të rrëzuar përtokë, gjatë kohës kur po korrte grurin me autokambajna.

Menjëherë pas transportit në spital, dera e ambulancës është bllokuar.

Kjo gjë ka shkaktuar tension të situatës dhe përplasje të tyre me uniformat blu. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht. Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.Nga Afrovita Hysaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME