Categories Lajme

U konstatuan duke ndërtuar pa leje, arrestohen 3 persona në Finiq, mes tyre një femër

Finiq, Sarandë, U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën p enale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:

  1. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);
  2. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë). Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME