Categories Lajme

U mor në pyetje nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, mjeku: Ja çfarë deklarova

Mjeku Artan Koni, një prej personave që kallëzoi në prokurori për korrupsion koncesionin e sterilizimit dhe disa zyrtarë, mes tyre ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion. Ai tha se është thirrur si një nga kallëzuesit për të dhënë detaje për çështjen e koncesionit që konsiderohet si korruptiv nga Nisma Thurje, subjekt që ka bërë edhe padinë. “Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit më shumë për të marrë detaje si janë për llogaritjet si ekspert fushe dhe iu sqarova mënyrën si është bërë kjo llogari.

Kjo ishte deklarata që kam bërë për prokurorinë. Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit. Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, mbetet ta vlerësojë prokuroria dhe cilët janë fajtorët nëse ka. Një koncesion për të cilin paguajmë 17 milion euro në vit, ndërkohë që për një set kirurgjikal kosto është 2.4 euro. Kjo është baza që kemi ne se kemi të bëjmë me një koncesion korruptiv. Nuk kam prova të reja”, deklaroi Koni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME