Categories Lajme

U pl agos në Urgjencën e Spitalit Fier, bu rg pa afat për Aleksandër Zhapajn

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aleksandër Zhapaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në urgjencën e spitalit, rreth 4 ditë më parë. Mësohet se Zhapaj është njohur me masën e sigurisë nga spitali, duke qenë se ai ndodhet i shtruar te Trauma për shkak se ka marrë lëndime në trup si pasojë e përplasjes.

Si ndodhi ngjarja?

Një konflikt mes dy familjeve, në një lokal në Levan të Fierit, la pesë persona të plagosur nga të dyja palët. Sherri i nisur në lokal mbrëmjen e të shtunës me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, aty ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal. Daniel Braçe 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj) i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Aleksandër Zhapa ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentjan dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan. Sot, dy ditë pas ngjarjes, Aleksandër Zhapa dhe dy të plagosurit e tjerë, Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj u transportuan me urgjencë në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor, nën masa të forta policie.

Dy efektivë që u angazhuan për shoqërimin e të plagosurve të Levanit ndodheshin në spital për verifikimin e një aksidenti rrugor. Në kohën kur njëri prej efektivëve po shoqëronte në ashensor Gentjan Zhapajn, policit tjetrit që ndodhej në hyrje të korridorit iu mor arma nga Daniel Braçe 21 vjeç, i cili qëlloi mbi Aleksandër Zhapaj, 51 vjeç, banues në Ferras.

Pra të plagosur në total mbetën, Gentjan Zhapa dhe Aldi Zhapa (me sende të forta), Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj me thikë, dhe Aleksandër Zhapaj me armën e policit. Shtëpitë e palëve të konflikutara në ngjarje ndodhen larg njëra tjetrës, dhe lokali ka qenë pika e takimit mes tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME