Categories Lajme

U plagos në Shkodër! Flet Piroli: Ja pse zgjodha të shkoja në spitalin e Lezhës

Vincens Piroli, 34-vjeçari që mbeti i plagosur ditën e djeshme në Shkodër, ka dhënë dëshminë e tij përballë grupit hetimor. Teksa ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, Piroli ka rrëfyer se pas plagosjes zgjodhi të shkonte në spitalin e Lezhës pasi kishte më shumë siguri.

‘Shkova në spitalin e Lezhës pasi aty ndihesha më i sigurt’– tha Piroli. I riu mësohet se ka marrë tre plumba që e prekën në shpatull dhe në brinjë. Pas plagosjes ai ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër. Pasi mbërriti në spitalin e Lezhës, i riu u dërgua te Trauma në Tiranë aty ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.

34-vjeçari Vinçens Piroli mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër pasditen e djeshme, rreth orës 19:00. I riu po ecte në këmbë tek Ura e Bunës, kur u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. I riu u la në spitalin e Lezhës nga kushëriri i tij, i cili më pas është larguar nga oborri i spitalit pa pritur efektivët e Policisë për të dhënë dëshminë e tij.

Ndaj Pirolit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi dyshohet se bashkë me Dorian Lalën kishin v rarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.

Ky i fundit u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Savo Gjurishiç dyshohet se kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç, për të cilën është dënuar në 2018 me 13 vjet e gjysmë burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME