Categories Lajme

U plagosën 9 herë me thikë, Kongresi Amerikan nderon dy shqiptarët që ndihmuan aziatiken nga një sulm

Dy shqiptarë janë shpallur heronj në SHBA, pasi i kanë ardhur në ndihmë një gruaje aziatike, nga Korea, gjatë një grabitjeje jashtë biznesit të tyre.

Qazimi dhe djali i tij, Louie u goditën disa herë me thikë, teksa po përpiqeshin të ndihmonin një grua aziatike 61-vjeçare, e cila u sulmua nga tre rinj jashtë picerisë Louie’s në Elmhurst.

Babai dhe djali ishin në gjendje të mbanin dy nga të dyshuarit derisa policia mbërriti dhe i arrestoi ata. Madje, Kongresi Amerikan i dha të premten djalit të ri një shpallje dhe certifikatë njohjeje. Me shtatë plagë në trup, Qazimi është rikuperuar në spitalin Elmhurst dhe ka dale pak orë më parë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Louie ka treguar të gjithë ngjarjen deri te nderimi nga zyrtarët amerikanë. Ai ka bërë të ditur se është hapur edhe një llogari në emrin e tyre, për të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë lidhur me gjestin human që kanë bërë.

“Babi im u godit me thikë 9 herë ndërsa unë 1 herë. Ishin dy burra dhe një grua, edhe njëri prej tyre është arrestuar. Nuk duken nga kamerat e sigurisë fytyrat e autorëve, po do të kapen.

Ne nuk dinim asgjë për të dhe arritëm në kohë për ta ndihmuar. Kështu ishte situata dhe e shpëtuam.

Unë jam rritur me mënyrën e duhur nga prindërit e mi, me parime. Edhe kur i ke këto bën për të tjerët gjithçka që ta ndihmosh kur ka nevojë.

Babai im u godit 9 herë me thikë, por ai është një shqiptar i fortë. Ai në vend të thërriste ambulancën shkoi në spital me këmbët e veta, madje doli edhe nga spitali po vetë.

Unë jam nga Ulqini. Kam lindur në SHBA, në një vend ku nuk kishte shqiptarë. Derisa ndodhi lufta në Kosovë dhe erdhën.

Ne kemi hapur një fond për të na ndihmuar te piceria jonë lidhur me këtë ngjarje.

Ne kemi 13 vite që e kemi hapur restorantin tonë këtu dhe ka pasur sukses sidomos gjatë periudhës së pandemisë se e kemi afër spitalit, duke parë si ishte situata na ka ndihmuar me shpërndarjen e picave.

Në Shqipëri vij shpesh, sidomos në Malin e Zi sepse kam një pjesë të familjes. Isha këtë vit me pushime”, tha Louie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME