Categories Lajme

U prek nga tërmeti, ndërtohet nga e para banesa e familjes Stafa në Petrelë (Video)

3 nëntor/ATSH/- Në Petrelë të Tiranës ka nisur puna për ndërtimin nga e para të shtëpisë së familjes Stafa, e dëmtuar nga tërmeti i rënë në 21 shtator të këtij viti. Ndërkohë që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar një pjesë e konsiderueshme e banesave të dëmtuara nga tërmeti ERTV ka parë nga afër punimet për ndërtimin nga e para të një banese në fshatin Picall të Njësisë Administrative Petrelë.

Drejtori i Emergjencave Civile në bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko tha se “këtu jemi në një nga 5 shtëpitë që ne jemi duke punuar dhe kemi lidhur kontratat e donacionit me njësinë administrative të Petrelës. Bashkë me ne është edhe administratori i njësisë Petrelë  Sokol Jupi, një njeri energjik që nuk i ndahet punës në terren këto ditë të vështira pas përballimit të situatës të tërmetit. Shtëpia që shikojmë ka filluar rindërtimin jo më larg se dje , po të ishim dje do shikonim një objekt të goditur nga tërmeti dhe të amortizuar . Ishte një shtëpi që nuk mund të rikonstruktohej dhe donte patjetër një rindërtim”.

Sipas tij, me ekipin e njësisë administrative dhe inxhinierët e bashkisë vlerësuam që shtëpia të rindërtohej nga e para. “Falenderojmë shumë donatorin i cili pranoi që të rindërtonte shtëpinë. Kemi hequr gjithë shtëpinë e vjetër dhe mund të shikoni edhe mobiljet dhe vjetërsirat janë lënë në një cep.Po punojmë më fadromë për hapjen e themeleve të reja”.

Administratori i njësisë Petrelë  Sokol Jupi, shprehet se “në fshatin Picall ku jemi aktualisht janë 8 familje të prekura, ndër to ka nisur ndërtimi edhe tek një familje tjetër, gjithsej janë 48 banesa të dëmtuara nga tërmeti. Për këto ka filluar diku projekti, diku rindërtimi i banesave”. Drejtori i Emergjencave Civile në bashkinë e Tiranës, Bejko theksoi se punimet ndiqen dita ditës nga koordinatori i rindërtimit bashkë me ekipin e arkitektëve dhe inxhinierëve, që monitorojnë cilësinë e punimeve për shtëpinē.

Koordinatori për rindërtimin Petrelë, Aurel Çuko, tha se “Iliri Stafa është kryefamiljari, i cili jetonte në shtëpi me nënën, bashkëshorten dhe djalin e vogël. Fatkeqësisht Iliri ka humbur të atin para dy ditësh dhe nuk pati mundësi të shikonte prishjen e shtëpisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gëzonte shtëpinë e re. Por, shpresojmë që Iliri me familjarët e tij ta gëzojnë këtë shtëpi”. Ilir Stafa, kryefamiljari i shtëpisë shprehet se “kur ra tërmeti isha brenda në shtëpi bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, ishim 6 persona. Shtëpia ka qenë 120 metër dhe me dy kate”.

Skuadrat e terrenit po punojnë pa pushim për të garantuar që çdo familje e prekur nga pasojat e tërmetit, të ketë një strehë të sigurt e dinjitoze brenda një kohe të shkurtër.  Brenda dhjetorit ERTV do të rikthehet për të parë banesën e re./k.s/ /a.g/ Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME