Categories Lajme

U rikonstruktua një vit më parë, KLSH ngre grup kontrolli për shembjen e rrugës në Borsh

Rruga e cila ka rrëshkitur në afërsi të Borshit duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin rrugor si dhe rrezikon disa banesa do të kalojë në lupën e KLSH.

Kontrolli i lartë i shtetit ka ngritur një grup kontrolli për të verifikuar të gjithë proçedurën e realizuar për punimet e kryera përgjatë viteve të fundit në aksin nacional rrugor Himarë-Sarandë pas situatës problematike të shfaqur në fshatin Borsh. Një ekip i Kontrollit të lartë të Shtetit ka nisur menjëher verifikimin e proçedurave të kryera nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e saj.

Ekipi i KLSH prej ditësh po kryente një kontroll pranë ARSH ndërsa ditën e sotme është firmosur nga ana e kreut të KLSH-së Arben Shehu një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë proçedurën përkatëse si dhe verifikimin fizik të punimeve të kryera në të.Kontrolli i Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi gjithashtu dhe procedurat të disa akseve rrugore në vënd .

Rruga e shëmbur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa dhe kompania Salillari sh.p.k. Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen në total ka qënë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka botërore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME