Categories Lajme

U rrah nga familjarët e ish bashkëshortit, 33 vjeçarja mes lotësh: Institucionet nuk më kanë mbështetur

Një 33 vjeçare është dhunuar një ditë më parë nga njerëzit e ish bashkëshortit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj i Lezhës, ku Dava Ndoj është dhunuar nga familjaret e burrit me të cilin është në proces divorci

33 vjeçarja bën me dije se është dhunuar thekson se ka që në janar që e ka këtë luftë me familjen e ish bashkëshortit dhe se asnjë urdhër mbrojtje nuk është marrë parasysh.

Sipas saj avokati i ish bashkëshortit është dhe dhëndri i shtëpisë ku ajo ka qenë nuse dhe bashkëshorti i ish kunatës e cila bashkë me dy fëmijët dhe prindërit kanë dhunuar 33 vjeçaren.

Mes lotësh në sy 33-vjeçarja Ndoj, thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore, të cilët i a kuzon për mos zbatim të ligjit.

“Unë në atë moment kam qenë duke ndenj me djalin, aty ka ardhur motra e ish burrit dhe më ka goditur. Më ka sulmuar sh kunata bashkë me dy fëmijët e saj dhe dy prindërit. Plaku më ka goditur më shumë bashkë me vajzën e tij. Unë jam me urdhër mbrojtje por deri më tani nuk kam gjetur drejtësi. Nuk është zbatuar ligji. Lufta që me 16 janar. Avokati është dhëndri i shtëpisë, dhe nusja e tij është ajo që më ka goditur bashkë me djalin e vajzën e saj.

Ne jetonim në një shtëpi se kam katër fëmijë. Unë kam marrë urdhër pas urdhri, unë prej dy muajsh jetoj në shtëpinë time pa ujë dhe drita se nuk kam paguar dhe ma kanë ndërprerë. Vështirësia më e madhe është se djalin e madh e kam me probleme shëndetësore se bën dhe insulinë”, ka thënë 33 vjeçarja.e.su./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME