Categories Lajme

U rrënohet shtëpia,familja 7-antarëshe s’ka ku të jetojnë në këtë acar

Ndërsa ai tregon për dëmin që i është shkaktuar shtëpisë së tij, Adil Nishorin, nga Komoroani, viti 2019 po e gjen me keq se vitet e tjera. Kjo pasi babai i 4 fëmijëve, tashmë është  pa punë e pa shtëpi.

Ditë më parë, në këtë shtëpi pjesa e brendshme e tavanit në dhomën e fëmijëve, kishte rënë përtokë.

Përveç dëmit të shkaktuar, kjo  kishte rrezikuar edhe jetën anëtareve të kësaj familje.

“U kanë tu mi myt fmitë, u kanë nana me fy fmite, jena kane tu ra, u ardh njani prej fëmijëve”, ka thënë Adil Nishori. Ai thotë se frikësohet për jetën e fëmijëve të kthehet prapë për të jetuar në këtë shtëpi të vjetër.

“Te ni vlla jena tu nejt, boll ngusht është, po deri sa të bahet puna për shpi dikun dashtë Zoti”.Ai shton se e ka të vështirë që gjatë dimrit të gjej punë në ndërtimtari.

Edhe me rëndë ngjarjen e kujton, nëna e tij, Habibe Nishori.

“…kah minuta e pare kur tregon qysh ka ndodh rasti”. Ajo shton shpresat familjes së saj, tani kanë mbetur tek njerëzit vullnetmirë.

“Per hatër te Zotit, e per te mirën e djemve tuaj, na ndihmoni..”

Familjarët thonë që komuna e Drenasit, ua ka ofruar një tendë për ta kaluar dimrin, por për shkak të ftohtit, ata nuk kanë pranuar.E nga kjo Komunë, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë që janë në dijeni për rastin.

Komisioni ka konstatuar se familja 7 antarëshe kanë jetuar në shtëpinë dy katëshe e ndërtuar në vitet e gjashtëdhjetë. Katit të parë në këtë shtëpi, i ka rënë pjesa e suvatimit nga pllaka dhe nga pjesët e mureve të brendëshme në koridor dhe dhoma.

Kërkesa e z. A. Nishori do të shqyrtohet nga Komuna, brenda kërkesave tjera të natyrave të ngjashme, në kohë optimale.E deri në shqyrtimin e kërkesës nga komuna mund të marrë kohë.

Fëmijët e familjës Nishori shpresojnë se dikush do t`u trokasë në derë për t`u ndihmuar ta kalojnë më lehtë këtë dimër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME