Categories Lajme

U rrëzua në pishinë, 4- vjeçarja shqiptare….

Pas 6 ditësh agonie në spitalin Salesi të Anconës ka ndërruar jetë vogëlushja shqiptare Leandra Kotori 4 vjeçe, vajza e një familje emigrantësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

Një javë më parë (të dielën datë 21 korrik 2018) vogëlushja 4 vjecare ishte rrëzuar në pishinë në qëndrën verore argëtuese Acqua Park në Porto Sant’Epidio ku po kalonte një ditë pushimi së bashku me babain e vëllain e saj 6 vjeçarë.

Vajza u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin e qytetit, por pas 6 ditësh në agoni vogëlushja 4 vjeçare shqiptare ndërroi jetë.

Autoritetet italiane kanë hapur një proces hetimor për këtë vdekje absurde duke analizuar nëse në këtë qëndër verore ndodheshin më shumë pushues se sa është e lejueshme, raporton Ora.

Nga të dhënat e para mësohet se Leandra i kishte humbur vëmendjes së babait ndërsa po përgatiteshin të largoheshin nga kompleksi. Ishe hedhur në pishinë për t’u larë e vetëm pas disa minutash një pushuese kishte gjetur trupin e vogëlushes nën ujë.

Ndërhyrja e shpejtë mjekësore e masazhi kardiak çoi në rifunksionimin e zemrës së 4 vjeçares, e cila pas 6 ditë agonie nuk mundi të mbijetojë.

Kjo tragjedi ka prekur komunitetin e emigrantëve shqiptarë në provincën e Fermos ku familja shqiptare jeton prej disa vitesh, Babai Artur është punëtor ndërtimi ndërsa mama Greta shtëpiake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME