Categories Lajme

U shfaq me patericë në Prokurori, deputeti Rraja tregon çfarë ndodhi. Ja çfarë thotë për Emiljano Nuhun

Deputeti socialist Rrahman Rraja, ka dëshmuar ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me akuzat e oficerit Emiljano Nuhu.

Ai u shfaq në Prokurori ndërsa ecte me ndihmën e patericave, ndërsa fotografi Agim Rama, shkruan:
“Deputeti socialist Rrahman Rraja me kembë te thyer e paterica ne duar per nje ore deshmoi ne prokurorine e tiranes duke mohuar lajmet se ka qene bashke me Taulant Ballen ne zyren e oficerit te Fush-Krujes , dhe e kane kercenuar ate me tyten e armes . Se shpejti , na thote ai do te sqarohet gjithcka nepermjet tabulateve telefonike qe tashme jane ne duart e prokurorise”,

Në daljen e tij Rraja, tha se kishte një frakturë në këmbë, ai pasojë e një aksidenti në Itali.

“Aksidentale. Kam bërë aksident në Itali disa ditë më parë”, – tha Rraja, ndërsa shton se në Itali ndodhej për shkak se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë.

Lidhur me Emiljano Nuhun ai është shprehur se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME