Categories Politike

U tha se do kandidojë në Shkodër, flet Rudina Hajdari: Nuk është për tu fshehur, por jemi në…

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për partinë e re, me të cilën pritet të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit. Bëhet fjalë për “Nismën Thurje”, për të cilën Endri Shabani zbuloi ditën e djeshme se Hajdari do të kandidojë në qarkun e Shkodrës si deputete. Në intervistën për Fax News, Hajdari zgjodhi të hestë duke thënë se aktualisht janë në fazën e koordinimit të qarqeve.

“Nuk është një fakt për tu fshehur që merrem dhe me rrethe të tjera si Shkodra dhe të tjera në veri të vendit. Duke marrë parasysh prejardhjen time, kam udhëtuar drejt këtyre qyteteve dhe kam organizuar këto qarqe, por jemi ende në fazat e para dhe pas regjistrimit të lëvizjes politike, pas hapave të tjerë që do ndërmarrim, do bëjmë një finalizim të kandidaturave nëpër qarqe dhe pa dyshim, me shumë kënaqësi do e them zyrtarisht se ku do të kandidoj. Për momentin jemi në fazën ku po koordinojmë qarqet”, tha Hajdari. Sa i përket partisë, u shpreh se qëllimi është të sjellin risi në Shqipëri dhe synojnë votën e shqiptarëve të pakënaqur de të zhgënjyer nga klasa e vjetër politike.

“Ne kemi dëshirë të sjellim një risi në Shqipëri që të bashkohen idetë tona dhe të jenë vizionet që janë dakord të gjithë ata qytetarë shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar sot. Do të rikthejmë sovranitetin e Presidentit dhe Parlamentit. Mendoj që këto 8 pika të kartës 20.20 janë një mënyrë për ta fuqizuar qytetarin dhe për ti dhënë mundësinë që të përfaqësojë veten.

Ata që janë të pakënaqur dhe të zhgënjyer. Të pakënaqurit janë të tërhequr dhe nuk marrin pjesë në jetën aktive politike. Kemi dhe të zhgënjyerit që kanë votuar për një krah apo tjetër dhe në momentin shohin mënyrën se si janë përgjigjur ndaj premtimeve, shikon se janë të pakënaqur. Mendoj se ne do thithim dhe do bëjnë pjesë ata njerëz që mendojnë se klasa e vjetër politike i ka sjellë këtë zhgënjim”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME