Në Francë masat ‘e shtrënguara’ kundër koronavirusit janë vendosur deri në 11 maj ka bërë me dije më herët presidenti Macron. Më 11 maj fillon dhe faza 2 në Francë ku pritet hapja e disa bizneseve.
Ai tha se në këtë datë do të hapeshin dhe shkollat dhe universitetet por ditën e sotme vendimi është shtyrë. Sipas informacioneve të mediave franceze duke cituar burime pranë presidentit shkollat do të qëndrojnë të mbyllura ta paktën deri në qershor.
Ditën e sotme kryeministri, Edouard Philippe, do të paraqesë në parlament planin francez të daljes për bllokimin. Franca është vend i katërt në botë e më e prekur nga koronavirusi pas SHBA-së, Italisë dhe Spanjës. Deri sot në Francë janë infektuar 165,977 nga të cilët 23 327 persona kanë humbur jetën.