Categories Lajme

U tha se kishte vdekur, flet snajperisiti më i mirë në botë që iu bashkua ushtrisë ukrainase: S’kam asnjë gërvishtje, Rusia…

Një ish-snajper i Forcave të Armatosura kanadeze, që i është bashkuar ushtrisë Ukrainase, ka thënë se ishte personi i fundit që mësoi lajmet e pretenduara për vdekjen e tij.

Ish-anëtari i CAF, që njihet me emrin Wali, tha për mediat e huaja se u kthye në një vend të sigurt në Ukrainë të hënën pas një jave të kaluar duke luftuar forcat ruse në vijat e frontit në rajonin e Kievit.
Dhe kur ai ndezi telefonin e tij, ai zbuloi qindra mesazhe nga njerëz të bindur se ai ishte vrarë.

Gruaja, babai, miqtë dhe të panjohurit e tij dërguan mesazhe të furishme duke u përpjekur të konfirmonin se ai ishte ende gjallë.
Madje, ish-komandanti i tij në Kurdistan, i cili luftoi me Wali-n kundër ISIS-it, dërgoi një shënim duke thënë se komuniteti sakrifikoi një dele për nder të tij.

“Unë jam gjallë, siç mund ta shihni”, tha Wali në një video të martën. “Asnjë gërvishtje e vetme”.

“Unë jam pothuajse personi i fundit që di për vdekjen time”.

Mediat thonë se keqinformimet rreth të dhënave të Wali-t kanë qarkulluar në internet për javë të tëra – duke përfshirë pretendimet se ai ishte snajperi më vdekjeprurës në botë dhe mbante një rekord për vrasjet nga distanca më e gjatë.
Ndryshe, ka qenë një faqe ruse e mediave sociale, postoi se Ëali ishte vrarë nga forcat speciale ruse 20 minuta pasi ai mbërriti në Mariupol, tani nën rrethim nga forcat ruse.

Wali – i cili iu bashkua mbrojtjes së Ukrainës së bashku me një tjetër veteran kanadez, i quajtur me pseudonimin “Hija” – tha se ai nuk është snajperi më vdekjeprurës në botë dhe nuk mban asnjë rekord.

Vetëm pak javë më parë, tha ai, po punonte si programues kompjuteri në Kanada dhe nuk po trajnohej në mënyrë aktive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME