Categories Covid-19

U vetëhodh nga kati i dytë i Infektivit, pacienti me Covid 19 rëndë në spital

Një pacient është hedhur nga kati i dytë i spitalit në Infektiv dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë, deklaron policia ndërsa më herët u raportua se i moshuari R.B 69 vjeç kishte ndërruar jetë. Pacienti kishte kishte disa ditë i shtruar në spital, ndërkohë pritet komunikimi zyrtar nga Spitali Infektiv mbi situatën e tij shëndetësore. Forca të shumta të policisë janë grumbulluar në vendngjarje. Pacienti i cili po kurohej në këtë Spital prej disa ditësh pasi ishte infektuar nga Covid-19, është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të këtij spitali, ndërsa pas lendimeve të shumta po trajtohet nga mjekët, raporton gazetarja e Fax News Fjona Çela .

Kjo është vetëhedhja e parë që ka ndodhur në spitalin Infektiv të një pacienti të infektuar me Covid-19, ndërkohë që kujtojmë se në spitalin Covid-2 ‘Shefqet Ndroqi’ janë vetëhedhur duke gjetur vdekjen 3 pacientë.

Kujtojmë se ky është rasti i katërt i pacientëve që vetë-hidhen nga spitalet Covid. Tre rastet e mëparshme kanë rezultuar fatale për jetën e pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë në vend. Vetëm pak ditë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë  fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital. “52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shumë të rëndë, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2”. Ky është rasti i katërt i regjistruar brenda pak muajsh në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali. Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme (M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME