Categories Lajme

U vetëv.ra/Studentët i kërkojnë falje Adelës: S’e bëmë dot shoqërinë dinjitoze

Unioni i Këshillave Studentorë, ka ngjitur disa mesazhe në muret e Universiteteve, teksa i kërkojnë falje studentes Adela Gjoka, e cila u hodh nga kati i shtatë i pallatit duke u vetëvrare pas kushteve të vështira ekonomike dhe pamundësisë për të gjetur një punë. Studentët i kërkojnë falje Adelës, të cilës iu ndal koha atëherë kur duhej të vraponte. Miqtë e Adelës fajësojnë shoqërinë dhe qeverinë e cila nuk kishte veshë të dëgjonte në kohën e duhur këmbanat e studentes së diplomuar për inxhinieri, kur kishte nevojë për ndihmë.

Mesazhi i plotë

Apel i Unionit të Këshillave studentorë për shoqërinë dhe politikën. Adela na fal, na fal që nuk mundëm të të shpëtonim dot nga kthetrat e këtij realiteti të trishtë. Na fal që britmat e tua të heshtura, ne ishim shumë shurdhë për ti dëgjuar.

Na fal Adela që nuk e krijuam një shoqëri ku ti të jetoje me dinjitet si të gjithë moshatarët e tu. Na fal Adela që koha jote u ndal atëherë kur duhej të vraponte. Është faji ynë, i gjithësecilit prej nesh. Ti ke ikur Adela po ti do të jetosh në ndërgjegjen tonë. Në ndërgjegjen e atyre që nuk i dëgjojnë këto këmbana që buçasin për ndihmë. Është faji i atyre që luftojnë në beteja bosh, ndërkohë që lufta e vërtetë bëhet në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Ne e humbëm luftën me ty Adela, se të humbëm ty.

Në vend që të ishe duke jetuar ditët e tua më të bukura, ti u ktheve në një mësim për ne Adela. Në një këmbanë alarmi, për ata që kanë veshë. Kjo shoqëri nuk ka vdekur. Ne nuk mund të lejojmë të humbim Adela të tjera në mesin tone.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME