Categories Lajme

U vra nga i biri, vetëm një prej fëmijëve u lejua në varrimin e Pëllumb Metës (Detaje)

Pëllumb Meta, 50-vjeçari që u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij u dërgua këtë të shtunë në banesën e fundit. Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë vetëm vajza e madhe e familjes, e martuar në Krujë, ndërsa 2 vëllezërit e saj dhe motra ndodhen pas hekurave, të akuzuar për vrasjen e planifikuar të të atit. Pjesë e ceremonisë mortore nuk ishte as ish-bashkëshortja e të ndjerit, e cila është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit. Kjo e fundit i trembej ndonjë konflikti të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre, prandaj e ka shoqëruar deri në familjen e babait të saj në Laç.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së qarkut Durrës, Skënder Hitaj tha se Pëllumb Meta u qëllua më datë 10 shkurt nga djali i madh i familjes me 4 plumba nga një pistoletë model 54. Ai i tha grupit hetimor se e kishte planifikuar vrasjen bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës. “Në mëngjes bëmë planin për ta vrarë, pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. I thashë çohu dhe kur u çua në këmbë unë e qëllova 4 herë me pistoletë. Në dhomë me mua ishte dhe motra. Pasi e vramë, e zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën e tij. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait, kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut. Planin e hartuam së bashku me motrën. Ai ishte bërë i padurueshëm në familje, sepse për gjithçka duhej të vendoste ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. Kupa u mbush kur vendosi të fejonte motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte”, tha djali i madh, i cili ishte dhe personi që e qëlloi me 4 plumba.

Ishte zhdukja e Pëllumb Metës e denoncuar më 13 shkurt nga djali i madh dhe autori Hyseni, 24 vjeç, që vuri në lëvizje policinë e Durrësit. Hetimet disaditore e ngushtuan rrethin e dyshimeve brenda familjes, pasi viktima nuk rezultonte të kishte konflikte jashtë saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME