Categories Politike

Meta akuzon policinë për dhunimin e protestuesve të 20 Shkurtit

Pak më parë, kryetari i Partisë së Lirisë,Ilir Meta, zhvilloi një konferencë për shtyp duke theksuar se protestuesit u dhunuan pas protestës së 20 shkurtit në Tiranë, ndërsa e cilësoi Kuvendin si “noter të neveritshëm” që kalon çdo ligj, dhe specifikisht ate për “zonat e mbrojtura”. “Agresioni dhe dhunimi i protestuesve nga banditët e Edi Ramës është një vepër e rëndë penale, por drejtësia në vend të ndëshkojë autorët e dhunës pritet të dënojë protestuesit e arrestuar.

I bëjmë thirrje drejtësisë të nisë hetimet penale për keqpërdorimin e strukturave të shtetit. Ne kërkojmë nga Avokati i Popullit që të reagojë me forcë ndaj këtyre rasteve skandaloze. Shqipëria nuk do të shndërrohet në Bjellorusinë e rajonit ku burgjet të mbushen me kritikë të regjimit. Kuvendi është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë.

I tillë ishte miratimi pa debat i ligjit të kontestuar edhe nga BE, opozita dhe ekspertët për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte e biznese që kanë synim pastrimin e parave. Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë ishte një tjetër dëshmi se si Kuvendi është marrë peng nga Edi Rama ku ligjet hiqen dhe shtohen sipas axhendës së kryeministrit”, u shpreh Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME