Categories Lajme

U vra sot në burgun e sigurisë së lartë, njihuni me “sagën” e frikshme të ekzekutimeve në familjen e Lleshit

Viktima Arben Lleshi i cili u ekzekutua nga Sokol Mjacaj ditën e sotme brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, vuante dënimin me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij, të ndodhur në vitin 2012.

Ai u kap në Angli dhe më pas u ekstradua në Shqipëri ku u dënua me burgim të përjetshëm. Në pranga ra edhe vëllai i tij, i cili e kishte ndihmuar në djegien e trupit të Agim Hoxhës dhe zhdukjes së provave. Pas kësaj vazhdoi saga e vrasjeve dhe rrëmbimeve në fisin Lleshi.

Në 30 tetor të vitit 2013, u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit.

Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.

Ndërsa në datë 5 gusht 2020 u zhduk edhe Klevis Lleshi 21-vjeç. Ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e rrëmbyen dhe u zhduk. Dyshohet se Klevisi kishte nisur të fliste për hakmarrje ndaj familjes Hoxha dhe pas këtyre fjalëve ka ndodhur rrëmbimi i tij. Ende sot e kësaj dite 3 vite pas zhdukjes, nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Pra bilanci i viktimave në familjen Lleshi është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel. Ndërkohë që pas përleshjes në burg gjatë ditës së sotme u vra edhe Arben Lleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME