Categories Sport

“Ua q**** nënat, gjyshet dhe familjen”; bifteku prej ari çmend Franck Ribery…

Franck Ribery u përgjigjet mjaft ashpër, duke i ofenduar nga familja, kritikëve që nuk ishin dakord me veprimin e tij, për të ngrënë një biftek të larë në ar dhe që kushtonte 1200 euro: “F *** nënat tuaja, gjyshet tuaja dhe trungun pemën e familjes suaj!” Në këtë mënyrë, francezi i Bayern Munich dërgoi një lumë të sharash të rënda për ata që lanë komente negative tek videoja dhe postimi që hodhi në rrjetet sociale, ku shfaqej në restorantin e njohur të Nusret Gokce në Dubai. Kritikat më të shumta i mori prej komentuesve nga Gjermania dhe Franca, ndaj të cilëve nuk e “kafshoi gjuhën” aspak.
Ish-lojtari i “gjelave” ka një histori të trazuar përplasjeje me shtypin në atdheun e tij, por kjo plagë u ngacmua së fundi, teksa Ribery hëngri një biftek “Tomahawk”, të lyer me ar, të përgatitur nga pronari i restorantit, i cili njihet gjerësisht me nofkën “Salt Bae”. Ky i fundit është bërë i famshëm për mënyrën e guximshme, me të cilin e gatuan dhe servir mishin në restorantin e tij. Duke qenë se ky biftek vlen më shumë se 1000 euro, Ribery mori kritika për ekstravagancën e tepruar në këtë rast, por jo vetëm. Veterani i skuadrës bavareze përdori fjalorin më të keq të mundshëm, për t’u përgjigjur: Për vitin 2019, le të vendosim disa pika mbi “I”. Le të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm sepse një prezervativ kishte një vrimëF *** nënat, gjyshet dhe madje edhe trungun tuaj familjar. Nuk iu kam borxh asgjë. Suksesi im është falë Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan tek unë. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia”.

Image result for franck ribery golden steak

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME