Categories Lajme

Udhëtoi vetëm nga Afrika në Shqipëri, 25-vjeçarja: Zbulova një mrekulli në tokë

Të udhëtosh nga Afrika në Shqipëri, nuk është e lehtë. Por Joana, e ndërmori këtë udhëtim pa e ditur se çfarë po e priste. Shkodra ishte destinacioni i pare i saj, vend në të cilin u dashurua që në momentin e parë. “Shkova tek Lumi i Shalës, më duhet ta them që ishte një ndër vendet më të bukura që kam parë ndonjëherë”- tha Mussane.

25-vjeçarja në të shumtën e kohës udhëton vetëm. Lajmet që kishte dëgjuar për Shqipërinë, se këtu nuk është një vend i sigurt, sidomos për vajzat, e kishin frikësuar pak. Por asgjë nuk rezultoi të ishte e vërtetë.

“Në Shkodër kalova një moment shumë të veçantë. Teksa vizitoja kalanë më zuri shiu, nuk kisha çadër dhe kaloja sa në një dyqan, lokal në tjetrin, si e si të mos lagesha. Njerëzit ishin shumë miqësorë, me ofruan kafe, ujë. Por ishte një djalë, i cili më pa dhe më ofroi çadrën e tij. Kërkova ta paguaj por nuk më lejoi. Mbeta pa fjalë, nuk e di sesi ai shkoi në shtëpi të tijën sepse ra shi terë natën”- tha për euronews, Joana Mussane, turiste. Joana ka vizituar 26 shtete të botës, por për të Shqipëria është vendi më i bukur. Aty ku deti dhe mali janë të sinkronizuar në mënyrë perfekte me njëra – tjetrën. Një vend ku miksohet tradicionalja dhe modernia.

“Në jetën time nuk kam parë asnjë vend si Lumi i Shalës, si Shqipëria.  Është përrallor, mali dhe uji aq të pastër, ishte shumë ftohtë. Shikoje malin dhe thjesht mendoje sa i vjetër është i vend, unë jam nga Mozambiku, ne kemi plazhe fantastike, ndër më të bukurit në botë, por e pranoj, që ky vend është një perandori e pazbuluar”, – shtoi ajo. Në Shqipëri, ka vendosur të rikthehet përsëri pas disa vitesh, por jo vetëm. Pasi siç ajo thotë, duhet dikush të dokumentojë mrekullitë që ajo ka parë. “Është vështirë të udhëtosh vetëm, nuk ke se kush të bëjë foto për instagram…hahaha”, -përfundoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME