Categories Lajme

Uji “pushtoi” Vlorën, Leli në “ABC”: Këto shira do të përmbytnin edhe “Champs-Élysées”

Novosela ishte nga zonat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi në “ABC” u shpreh se situata është nën kontroll dhe niveli i Vjosës pritet që të ulet. “Niveli i reshjeve pavarësisht se vazhdon, jemi në shpresa për të mos pasur përmbytje në orët në vazhdim. Sot situatën e kemi nën kontroll. Në ditët e para lajmëruam ata që kanë ndërtuar në buzë të lumit. Nuk ka arsye për panik” tha ai. Leli kishte një ofertë edhe për banorët që preken cdo vit nga përmbytjet. “Në breg të lumit nuk ndërtohet. Nëse banorët pranojnë mund të zhvendosen në banesat sociale që po ndërtojmë për të shmangur këtë gjë cdo vit.

Në shumicën e rasteve nuk bien dakord për t’u zhvendosur. Pranojnë atë që ne ofrojmë, por nuk pranojnë që të prishet banesa, por kjo nuk mund të pranohet, pasi banesa do të prishet nëse pranojnë marrëveshjen”. Kryebashkiaku kishte edhe një premtim. “Me investimet e reja do të përmirësojmë akoma më shumë situatën në Novoselë. Përpara lumit nuk ka fuqi që të dalë. E rëndësishme është që ne të bëjmë atë që duhet”. Përmbytjet në Vlorë janë kthyer në meme në rrjetet sociale. Por Leli thotë se shirat e fundit që përfshinë Vlorën “Jo bulevardin “Ismail Qemali” por mund të përmbytnin edhe “Champs-Élysées” në Paris” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME