Categories Lajme

Ukrainasit rimarrin qytetin kyç për mbrojtjen e Kievit

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi pak më parë se kanë kaluar në sulm ndaj rusëve në disa qytete të vendit me qëllim largimin e forcave pushtuese.

Më herët, rusët deklaruan se kishin marrë qytetin e parë të madh të Ukrainës, pikërisht Kherson duke i’u shpjeguar qytetarëve edhe rregullat e reja të jetesës atje.

Lufta vijon e ashpër në frontin e jugut, ku rusët duket se kanë avancuar më shumë, ndërsa sipas inteligjencës amerikane dhe britanike kanë ngecur në veri dhe lindje duke pësuar humbje të mëdha.

Madje, sipas ukrainasve rusët kanë humbur edhe kontrollin mbi qytetin Bucha, në veri-perëndim të Kievit, i cili konsiderohej edhe si pikë kyçe në ofensivën për marrjen e kryeqytetit.

Forcat ukrainase kanë ringritur flamurin e tyre në godinat qeveritare të qytetit duke theksuar se i kanë larguar tashmë rusët prej aty.

Ukrainasit deklarojnë se kanë vrarë 9 mijë rusë dhe kanë shkatërruar 917 tanke të tyre, ndërkohë që për herët të parë, rusët kanë reaguar zyrtarisht dje duke pranuar se kanë rreth 490 të vdekur dhe 2 mijë të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME