Categories Lajme

Ulet lehtë numri i infektimeve nga Covid, humb jetën një person

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2180 testime për Covid, 806 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 703 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 806 qytetarë, në këto bashki:

239 në Tiranë, 56 në Fier, 48 në Lushnje, 43 në Durrës, 32 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Divjakë,
Vlorë, 22 në Berat, nga 21 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Lezhë, Gramsh, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Korçë, 12 në Himarë, 11 në Dimal, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, Kavajë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Vorë, Mallakastër, Kuçovë, nga 8 qytetarë në Selenicë, Maliq, Pogradec, nga 7 qytetarë në Patos, Devoll, Skrapar, nga 5 qytetarë në Bulqizë, Mat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Përmet, Tepelenë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Has, Shijak, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Roskovec, nga 1 qytetar në Tropojë, Rrogozhinë, Cerrik, Librazhd.

Janë 7,029 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 703 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME