Categories Sport

UEFA gjobit Partizanin, të kuqtë e pësojnë nga sjellja e tifozëve në ndeshjen e Conference League

Klubi i Partizanit ka mësuar sot dënimin që ka dalë nga komisionet disiplinore të UEFA-s dhe ka marrë një goditje të rëndë nga këto të fundit. Në klubin e kuq ka mbërritur një ”faturë” e rëndë për pasojat e sjelljes së tifozëve në shkallët e “Air Albania” për ndeshjen e humbur ndaj Saburtalo në turin e parë të Ligës së Konferencës.Klubi kryeqytetas do të duhet të paguajë 51 mijë euro gjobë në total për shkelje të ndryshme si dhe do të mbyllë një sektor të stadiumit për ndeshjen e ardhshme që do të luajë si pritës në kompeticionet e UEFA-s.

VENDIMET E UEFA

– Të gjobitë FK Partizanin 30 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Partizanit gjatë ndeshjes së ardhshëm në kompeticionet e UEFA-s në të cilën FK Partizani do të luajë si pritës, për shkak të hedhjes së objekteve. FK Partizani do të informojë para ndeshjes për sektorin që do të mbyllet, që do të përmbajë të paktën 3000 ndenjëse.

– Të gjobitë FK Partizanin 6000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.

– Të gjobitë Partizanin 5000 euro për shqetësime të tifozëve.

– Të gjobitë FK Partizanin 5000 euro për pushtim fushë.

– Të gjobitë FK Partizanin 5000 euro për akte dëmesh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME