Categories Lajme

Urgjente/ 3 vëllezërit po shkojnë drejt verbimit: Nuk shohim në diell, jemi mësuar me errësirën

“Kur jam në diell nuk shoh dot, vetëm kur jam në errësirë shoh më mirë. Jam mësuar me errësirën, nuk jam mësuar me dritën.”

Kështu e nis rrëfimin, Albani. Është vetëm 7 vjeç, por rrezikon të mbetet i verbër. Njëjtë si dy vëllezërit e tjerë. Janë të prekur nga një sëmundje e syve e trashëgueshme, e cila është duke i rrezikuar shëndetin.

Edhe Ornela, nëna e tyre, ashtu si babai i saj ka lindur me këtë sëmundje. Prej 35 vitesh ajo është duke luftuar me errësirën, që sa vjen edhe I rëndohet. Prej panjohjes dhe pamundësisë ekonomike, ajo asnjëherë nuk bëri një kontroll për të kuptuar nga se vuante. Deri kur u bë nënë, për herë të parë me Arshinin. Por, edhe me atë I nisën kontrollet mjekësore shumë vonë.

“Në fillim unë nuk e kuptoja se çfarë kisha, por kur nisën edhe më shumë mësimet, ndjeja që sytë më dhimbnin shumë. Më dhimbte koka, ose kisha kriza të fuqishme e dhimbje të padurueshme. Pastaj kuptova që çdo ditë e më tepër po më turbullohej e më shumë shikimi.”Pavarësisht sëmundjes, Arshini është një nga nxënësit më të mirë të klasës. Sepse ëndrrat e tij janë shumë të mëdha.

“Tani jam në klasë të shtatë dhe detyrat nuk është se janë pak. Më lodhen sytë sa herë që bëj detyrat, kur shkruaj, kur lexoj. Unë dua të bëj diçka në jetë, nuk dua të jem si ata bashkëmoshatarë të mi që thonë se nuk të duhet shkolla. Por, unë kam frikë se nuk do mundem ta vazhdoj shkollimin. Pasi shikimi sa vjen edhe më dobësohet, e ndoshta shkoj edhe drejt verbimit.”

Me anë të borxheve te të afërm dhe një kredie, disa muaj më parë Ornela arriti të bëj operacion Albanin, I cili kishte edhe shikimin më të dobët. Por, përsëri gjendja e tij, vazhdon të jetë e rënduar.

Ndërsa Amarildo, ende nuk ka mbushur 3 vjeç, por ka nisur të japë shenjat e para. Edhe pse sipas mjekëve është ende në kohë, për të mos humbur shikimin si vëllezërit e tij, pamundësia ekonomike ia vështirson shumë kryerjen e trajtimit mjekësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME