Categories Lajme

Urimi i Kryemadhit, në ditën e parë të shkollës: Ju jeni brezi që do ndërtoni një Shqipëri më të mirë

Listës së aktorëve kryesore të politikës në vend, të cilët kanë uruar për çeljen e vitit të ri shkollor, i është bashkuar edhe Monika Kryemadhi.

“Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit, që ulen sot në bankat e shkollës. Për ata të shkëlqyerit, që na kanë nderuar me rezultatet e tyre anembanë botës. Për ata, që me sakrificat e mëdha të prindërve të tyre përpiqen çdo ditë të jenë më të mirët”, shkruan Kryemadhi.

Më tej vazhdon:

“Për ata nxënës, që sfidojnë varfërinë, mjerimin dhe ndjekin shkollën në kushte të vështira. Për të gjithë ata fëmijë që, çdo mëngjes marrin bekimin dhe urimin e prindërve për të ecur në rrugën e dijes. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë nxënësit në mbarë Shqipërinë! Ky urim është bekimi im si nënë për ju. Ndërsa si politikane më duhet të reflektoj dhe punoj më shumë, që arsimi në Shqipëri të jetë më cilësor, që shkollat, klasat dhe mësuesit të jenë në nivelet që fëmijët meritojnë. Që askush nga politika të mos tallet dhe ta përdorë arsimin falas si mjet të propagandës, por ta bëjë atë të prekshëm për të gjithë familjet shqiptare nga Vermoshi në Konispol. Ky është dhe do të mbetet misioni im dhe i LSI. Ndaj në këtë ditë, uroj që dhe premtimet tona ndaj jush të dashur nxënës të jenë të qarta dhe të sinqerta, të thjeshta dhe plot me energji. Siç jeni dhe ju, brezi që padyshim do ndërtoni një Shqipëri më të mirë!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME