Categories Sport

I tregojnë videon e babait, Ronaldo përlotet në emision: Vetëm ai nuk e sheh suksesin tim

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot ndërsa i ftuar në emision pasi në ekran u shfaqën pamjet e babait të tij të ndjerë.

Momenti emocional ndodhi gjatë intervistës me Piers Morgan. Ronaldos iu shfaq një video e babait të tij Jose Dinis Aveiro, një alkoolist që vdiq nga mosfunksionimi i mëlçisë në moshën 52 vjeçare.

Në klipin e shkurtër, Aviro po fliste për Ronaldon.

Ylli i futbollit, duke qarë, tha: “Unë kurrë nuk e kam parë këtë video. E pabesueshme.”

I pyetur sesi ndihej ndërsa dëgjonte babain e tij duke folur me krenari për arritjet e djalit, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid shtoi: “Mendoja se intervista do ishte e këndshme, nuk e prisja që do qaja. Nuk e di se ku i keni marrë këto pamje të familjes sime.”

Ndërkohë rrëfeu marrëdhënien me të atin.

“Në të vërtetë nuk e njoh babain tim 100%. Ai dehej. Kurrë nuk kam bërë me të një bisedë normale. Ishte e vështirë,”-shtoi sulmuesi.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij vdiq dhe humbi shumë nga momentet më të mëdha të karrierës së tij.

Që nga vdekja e tij, Ronaldo ka fituar 5 tituj të Ligës së Kampionëve, 5 Topa të Artë dhe çoi vendin e tij në Euro 2016.

34-vjeçari tha: “Familja ime e shikon, nëna, vëllezërit, madje edhe djali im i madh. Por babai, ai nuk shikon asgjë sepse vdiq shumë i ri.”

Gjithashtu zbuloi se po planifikon të martohet me modelen Georgina Rodriguez, por ende është shpejt.

“Do martohemi një ditë, me siguri. Është ëndrra e nënës sime gjithashtu. Kështu që një ditë, pse jo?”-rrëfeu babai i katër fëmijëve.

https://twitter.com/i/status/1173514483140050944

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME