Categories Lifestyle

Ushqimet më të mira për mëngjes, që të humbni peshë

Sekreti për të humbur në peshë është të hani në mëngjes ushqime, që janë të ushqyeshme dhe të ngopin. Ja cilët janë ushqimet që ju sugjerojmë për mëngjes, që të arrini diçka të tillë.

Proshutë dhe vezë

Sipas studiuesve është mirë që në mëngjes të konsumohet një vakt që përmban 400 deri në 500 kalori, në qoftë se doni të bini në peshë, transmeton kp. Një mëngjes i bollshëm, ju ndihmon të ndiheni të ngopur, veçanërisht nëse ai përmban 200 kalori apo më shumë nga proteinat pa yndyrna, nga ushqime si vezët dhe proshuta me pak yndyrë. Proteinat ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë se sa karbohidratet, kështu që të hani proteina për mëngjes ju ndihmon të merrni më pak kalori gjatë pjesës tjetër të ditës.

Kosi

Një mënyrë për të marrë 200 kalori gjatë mëngjesit përmes proteinave është kosi me pak yndyrë. Dr. Milton Stokes i “St. Barnabas Hospital” në Nju Jork City këshillon që kosi të shoqërohet me feta bananesh ose lëng të trashë frutash të bërë nga boronicat apo manaferrat dhe copa akulli.

Drithërat e plota kokërr

Dr. Stokes sugjeron dhe një tjetër mëngjes me drithëra të plotë, që përmbajnë shumë fibra. Shtoni qumësht në drithërat tuaj dhe do të ndiheni më të ngopur gjatë ditës. Barbara J. Rolls, Ph.D., autore e “The Volumetrics Weight Control Plan” ndan po ashtu të njëjtin mendim. Sipas saj, ushqimet me shumë fibra ju lejojnë të hani më shumë ushqim ndërsa merrni më pak kalori.

Frutat e freskëta

Frutat e freskët përmbajnë shumë fibra, ndaj mëngjeset klasikë me fruta si bananet, grejpfrut, boronicat dhe pjepri janë shumë të mira. Bananet përmbajnë kalium, boronicat kanë veti antioksidante, grejpfruti dhe pjepri kanë shumë vitaminë C. Përpiquni të vendosni fruta të freskët në drithërat tuaja ose hani fruta me kos për t’u ndjerë të ngopur dhe për ta filluar ditën me energji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME