Categories Lifestyle

Ushqimet më të mira për të shmangur fryrjen e barkut

Ditët kur ndiheni të fryrë e sidomos në zonën e barkut me siguri i kujtoni si shumë të sikletshme. Kjo është një gjendje që trupi e zhvillon herë pas here, e që mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme. Rrobat do t’i ndjeni më të ngushta dhe të ecurit mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

Ndonjëherë kjo mund të duket si diçka e paevitueshme, por AgroWeb.org ju sugjeron të provoni disa metoda të thjeshta që largojnë fryrjen. Disa nga mënyrat më të mira për të shmangur barkun e fryrë i gjeni të listuara më poshtë.

Ushqimet
Një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të larguar këtë problem një herë e mirë është sigurisht kujdesi ndaj ushqimit. Ka disa ushqime të cilat e ndihmojnë trupin të kryejë si duhet proçeset e tij, duke parandaluar kështu fryrjen. Zakonisht ky reagim i trupit ndodh nga mos tretja si duhet e ushqimeve, prandaj gjithnjë sigurohuni të zgjidhni të duhurat.

Kastraveci
Kastraveci rekomandohet shumë pasi ka veti të mbledhë toksinat e trupit dhe t’i nxjerrë jashtë ato për shkak se përmban sasi të mëdha uji.

Kalium
Ushqimet e pasura me kalium siç janë bananet, portokalli, avokado, stikat apo kivi ndihmojnë në shfryrjen e trupit dhe nxjerrjen jashtë të kriprave të tepërta.

Ananas
Ananasi përmban disa vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit dhe tretjes së mirë.

Probiotikët
Probiotikët që gjenden tek kosi, qumështi apo djathi ndihmojnë tretjen e mirë dhe nxjerrjen jashtë trupit toksinat e këqija.

Gatimi i perimeve
Ky është një hap shumë i rëndësishëm, perimet kur konsumohen të pa gatuara shpesh shkaktojnë gazra dhe fryrje të zonës së barkut. Megjithëse perimet i japin vlerat e tyre më të mëdha kur janë sapo të këputura nga degët dhe të konsumohen ashtu siç janë. Për të evituar fryrjen e barkut mundohuni t’i gatuani ato para se t’i konsumoni. Kjo e mesme e artë do t’ju ndihmojë të keni një bark të sheshtë dhe të shpëtoni nga fryrja.

Konsumoni shumë erëza
Fusni shumë erëza në dietën tuaj të përditëshme pasi ndihmojnë në tretjen e mirë duke parandaluar fryrjen. Këtu përfshihet xhinxheri, kanellea, borziloku, rigoni, nenexhiku, rozmarina apo kopra. Përdorini këto erëza si zakonisht në vaktet apo ushqimet tuaja për të përfituar një bark të sheshtë dhe shumë shije. Mund të zgjidhni të bëni edhe ndonjë çaj bimor me këto erëza sipas dëshirës tuaj. Përmendim këtu çajin me xhinxher apo atë me nenexhik.

Shmangni ushqimet problematike
Ka disa ushqime të caktuara që njihen për efektet anësore që i shkaktojnë organizmit, një ndër to është edhe fryrja e barkut. Megjithëse mund të jenë të shëndetëshme shumë fruta apo perime, pasi shkaktojnë vështirësi në tretje. Këtu përmendim brokolit, lulelakër, bishatajorët, mollët, dardhat apo pjeshkat. Bëni kujdes me ushqimet e skuqura, të konservuara apo të proçesuara pasi jo vetëm që ndikojnë për keq sistemin tretës, por edhe ju bëjnë të shtoni në peshë./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME