Categories Lajme

V.dekja e pjesëtarit të maratonës së notit në Sarandë, mjeku zbulon arsyen

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në Sarandë 72-vjeçari Mark Ademi, pjesëtar i maratonës së notit për Veteranë, që zhvillohej nga Federata e Notit. Pasi ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndjerë keq. Ademi është transportuar në spitalin Rajonal të këtij qyteti. Por aty edhe pse nën kujdesin mjekësor 72-vjeçari nga Lezha, humbi jetën.Drejtori i spitalit, Tajar Lako në një intervistë për mediat ka treguar se shkak i vdekjes dyshohet të jetë arresti kardiak.“Mark Ademi ka qenë një notar i vjetër dhe ka ardhur në qytetin tonë për një aktivitet.  Për këtë aktivitet është njoftuar edhe spitali i Sarandës,  i cili ka dërguar pranë aktivitetit edhe një grup infermierësh.

Pasi ka ndodhur zhytja e Mark Ademit nga ato unë kam siguruar nga miqtë e tij që kanë qenë në notim, nuk është ndjerë mirë është nxjerrë në anë të detit ku ka asistuar direkt një mjek. Më pas është thirrur ambulanca dhe aty kanë shkuar 3 infermierë.

Është dhënë ndihma e parë në moment sa për të dhënë reagimin e parë dhe me ambulancë është sjellë në spitalin tonë tek shërbimi i urgjencës ku kanë asistuar 4 mjekë për 45 minuta ose 1 orë, por përfundimi nuk ishte pozitiv. Sipas të dhënave diskutohet për një arrest kardiak”- deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME